Alban Dragusha sot pritet ta marr drejtimin e skuadrës së njohur kosovare

Ish-ndihmësi trajneri i Ardian Nuhiut te Drita, Alban Dragusha në stinorin e ardhshëm do të jetë trajner i Vushtrrisë.
Kanal10 mëson se marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi mund të ndodh qysh sot.
Vushtrria bën pjesë në Ligën e Parë. Skuadra e cila udhëhiqej nga Samuel Nikaj nuk arriti të ngjitej në Superligë pasinu mposht nga Malisheva në barazh.
Dragusha rikthehet aty ku si futbollist kishte fituar titullin kampion.