75 Mall Live Search
12:01 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / MSH

Alban Hyseni garanton mbështetje të bizneseve në Gjilan

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka vizituar kompaninë “Bejta Commerce” ku është theksuar rëndësia e mbështetjes institucionale ndaj bizneseve.

Hyseni ka theksuar se këto biznese kanë ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e ekonomisë.

“Në takimin që e patëm tek “Bejta Commerce” theksuam rëndësinë e mbështetjes institucionale ndaj bizneseve, për t’i përkrahur në rritjen e zgjerimin e tyre.

Ndikimi që bizneset e kanë në ekonomi dhe zhvillimin e saj, është i jashtëzakonshëm e andaj vëmendja jonë drejtohet kah tyre, si zinxhir zhvillimor gjithëpërfshirës.

Kemi nevojë për transparencë e trajtim të barabartë të bizneseve, pa dallime. E kjo garantohet duke punuar së bashku e duke bërë një hap përpara: një zë i ri, udhëheqje e re” ka thënë Hyseni.