22:04 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Alban Hyseni mund ta drejtoj Gjilanin deri në fund të stinorit

Ka më shumë se dy javë që Gjilani ka shkarkuar trajnerin Sadat Pajaziti. Kjo skuadër po vazhdon të kërkoj trajner të ri por ende nuk ka pasur rezultate konkrete, pavarësisht që kanë zhvilluar negociata me disa trajnerë nga Kosova dhe Shqipëria.

Naser Ajeti, që është këshilltari kryesor i presidentit të Gjilanit Florim Zuka, ka deklaruar për Indeksonline që trajneri i përkohëshëm Alban Hyseni mund të mbetet deri në fund të stinorit në krye të Gjilanit.

“Jemi duke punuar që të gjejmë trajnerin e ri. Alban Hyseni e ka drejtuar deri tani ekipin dhe nëse nuk arrijmë marrëveshje me ndonjë trajner ai mund ta udhëheq skuadrën deri në fund të stinorit” deklaroi Ajeti.

Gjilani nuk ka fituar asnjë ndeshje në pranverë, duke regjistruar 3 humbje dhe 2 barazime. /Indeksonline/