Alban Hyseni thërret seancë të jashtëzakonshme të premten për miratimin e buxhetit
Pas zgjedhjes së kryesueses së Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kçiku, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mbajti konferencë për medie.
Ai tregoi se sapo ka marr një iniciativë të re dhe sapo ka nënshkruar ftesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës ditën e premte, për votimin e buxhetit të vitit 2026.
I pari i Gjilanit, theksoi se propozimi i buxhetit, të cilin e kanë dorëzuar sot për të gjitha subjektet politike është i njëjti sikur ai i fund vitit të kaluar dhe i cili fatkeqësisht nuk ka kaluar atëherë.
“Megjithëse numrat janë për të kaluar buxhetin në kuvend, ne shprehim gatishmëri të bashkëpunimit me subjektet opozitare dhe i ftojmë që të votojnë buxhetin e komunës”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, kërkoi nga subjektet opozitare që deri të premten të paraqesin ndonjë propozim të rëndësishëm për ta vënë në buxhet.
“Çështja e buxhetit është shumë e rëndësishme, ku vitin e kaluar komuna ka vuajtur shumë. Jemi të interesuar shumë që sivjet buxheti mos të mbetet problem pavarësisht se janë votat, por buxheti të bashkoi të gjitha subjektet politike dhe të marr aprovimin ditën e premte”, tha kryetari Alban Hyseni./Indeksonline/

