11:04 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Alban Mehmeti për protestën e djeshme nëpër ballkone: Protestë koti, as shej s’jau len atyne

Mbrëmë u mbajt protesta nëpër ballkone dhe dritare, në të gjithë Kosovën, duke krijuar zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme, për të kërkuar reflektim nga të gjitha partitë politike dhe udhëheqësit institucional në Kosovë ndaj situatës së krijuar dhe panikut që është duke e përjetuar cdo shtetas i Kosovës.

Portesta filloi në ora 20:00 dhe zgjati 5 minuta.

Edhe këngëtari i njohur kosovar, iu bashkangjit kësaj proteste duke e quajtur “protestë koti”.

Alban Mehmeti në profilin e tij në Instagram, postoi një video ku shihen protestuesit nëpër ballkone dhe dritare.

“Protestë koti, as shej s’jau len atyne”, ka shkruar Albani./Indeksonline/