18:14 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Alban Skenderaj dhe 2Ton së shpejti me një projekt të ri

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Alban Skenderaj do të bashkëpunoj me reperin, 2Ton.

“Drejt në zemër” quhet kënga që do ta sjellin dy artistët shqiptar, transmeton Indeksonline.

Përmes një postimi në Instagram, Skenderaj ka publikuar një pjesë të këngës dhe ka treguar që nesër në ora 16:00 lansohet projekti i ri.

Kënga e fundit e Alban Skenderajt ishte “Plagë në gjysmëshpirt”. Kurse 2Ton së fundmi publikoi projektin “TMV”./Indeksonline/