75 Mall Live Search
21:15 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / H F

Alban Skënderaj dhe Capital T publikojnë këngën e re, por vëmendjen e mori çifti në videoklip

Pak më parë, artistët e njohur Alban Skënderaj dhe Capital T publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri, që mban titullin “Fryma e fundit”, shkruan IndeksOnline.

Kënga është e shoqëruar me videoklip, i cili po tërheq shumë vëmendje në rrjete sociale. Teksti i saj flet për dashurinë dhe emocionet e një çifti, ndërsa interpretimi muzikor mbart stilin e veçantë që i karakterizon të dy artistët.

Megjithatë, ajo që ka bërë publikun të flasë më shumë është dyshja protagoniste e videoklipit, Elton Tahiri, djali i këngëtarit të njohur Labinot Tahiri, dhe e fejuara e tij, Rinesa Behluli.

Të dy kanë aktruar me shumë natyrshmëri dhe kimi në skenat romantike, duke e bërë videon edhe më tërheqëse për publikun.