17:09 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Alban Skënderaj e Miriam Cani me dhuratë për fansat e tyre në Ditën e Flamurit

Nuk ka shumë ditë që këngëtarja shqiptare Miriam Cani publikoi projektin e saj më të fundi muzikor me titull “Meteor”, ndërsa ajo përmes rrjetit të saj social ka paralajmëruar edhe një projekt tjetër. Bëhet fjalë për bashkëpunimin që do ta sjellë ajo bashkë më bashkëshortin e saj, këngëtarin Alban Skënderaj, shkruan Indeksonline.

Miriami ka postuar një fotografi të çiftit ndërsa ka shkruar: Te Marten, me 28 Nentor me tinguj e fjale zemre vjen “DHURATA” jone per ju!

Siç duket kënga mban titullin “Dhurata”, ndërsa kanë zgjedhur Ditën e Flamurit për lansimin e videoklipit./Indeksonline/