75 Mall Live Search
19:40 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / AR

Alban Skenderaj flet për emocionet e ‘Motiv’: Super-koncerti nis nesër dhe zgjat deri të dielën

Këngëtari i dashur për publikun, Alban Skënderaj, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka zbuluar detaje dhe emocione të forta lidhur me koncertin e shumëpritur “Motiv”, i cili starton nesër dhe do të zgjasë deri të dielën.

Gjatë fjalës së tij, Alban Skënderaj u shpreh se këto ditë përgatitjesh kanë qenë “të ngarkuara, por jashtëzakonisht frymëzuese”, duke shtuar se “Motiv” është një prej projekteve më të rëndësishme të karrierës së tij.

Koncerti “Motiv” pritet të mbledhë mijëra fansa, ndërsa interesimi ka qenë i madh që prej njoftimit zyrtar.

Organizatorët konfirmuan se gjithçka është gati për katër netët e mëdha të muzikës dhe emocioneve./Indeksonline/