21:56 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Alban Skenderaj me Miriam Canin: “Është koha të duhemi”

Këngëtari i njohur shqiptar Alban Skenderaj, me krijimtarinë e tij muzikore ka bërë për vete një numër të madh fansash.

Këngët e tij janë mjaft të pëlqyera nga publiku, dhe gjithnjë priten mirë nga ta, shkruan Indeksonline.

Përpos sukseseve në skenën muzikore, Albani është mjaft ‘i suksesshëm’ edhe në jetën private, duke gëzuar një jetë të lumtur familjare.

Ai dhe gruaja e tij, këngëtarja Miriam Cani, kanë një vajzë së bashku derisa po presin të bëhen prindër për herë të dytë.

Së fundmi Albani ka publikuar një fotografi ku shihet duke u dashuruar me gruan e tij dhe ka shkruar: “Është koha të duhemi”. /Indeksonline/