75 Mall Live Search
19:11 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Alban Skenderaj në mbështetje të Kosovës dhe Shqipërisë: 2 arsye për t’u ndjerë krenar!

Shqiptarët anë e mbanë botës sonte i kanë të ndara zemrat në dysh.

Të dy kombëtaret ajo e Shqipërisë dhe Kosovës do të luajnë në të njëjtën kohë ndeshjet për kualifikimet në ‘Euro 2020’.

Kosovë zhvillon ndeshjen ndaj Anglisë, ndërsa Shqipëria ndajë Islandës.

Edhe këngëtari i njohur, Alban Skenderaj ka bërë një status lidhur me ndeshjet e sotme, duke thënë se shqiptarët kanë 2 arsye për t’u mbledhur e për të festuar!.

“E di qe ne zemër do qendronte me mire nje kombetare e bashkuar per te gjithe shqiptaret por ne pa mundesi kemi fatin te mbeshtesim dy skuadra. Le te shikojme aspektet pozitive! 2 eshte me shume se 1! 2 arsye per t’u mbledhur e per te festuar! 2 ekipe qe flasin shqip kudo ne bote!
2 ekipe qe perfaqesojne e promovojne kulturen e traditat e nje kombi! 2 mundesi per t’u kualifikuar, (kur njera deshton ndoshta tjetra triumfon). 2 here arsye per t’u ndjere krenare! 2 anetare te nje familje! Suksese Shqiperi ?? Suksese Kosove”, ka shkruar Albani./Indeksonline/