11:27 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Alban Skenderaj nuk i reziston ‘FaceApp’: A do më doni njësoj edhe kur të jem 75

Aplikacioni ‘FaceApp’ ka bërë të gjithë për veti teksa për një kohë të shkurtë u kthye hit në rrjetet sociale.

Ky aplikacion ua jep mundësin që shihni vetën si dukeni të moshuar. E kësaj nuk i kanë rezistuar as figurat publike të cilët nuk hezituan që këto imazhe t’i hedhin në llogaritë e tyre personale të rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë edhe kantautori i mirënjohur, Alban Skenderaj i cili fotografin e ka publikuar në ‘Instagram’.

“A do më doni njësoj edhe kur të jem 75?”, ka pyetur Albani adhuruesit./Indeksonline/