21:21 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Alban Skënderaj për koncertin në Prishtinë: Jam pa fjalë!

Mbrëmë në sallën ‘1 tetori’ në Prishtinë, Alban Skënderaj mbajti koncertin simfonik ‘Hapësirë e një ëndrre’.

Para një numri të madh adhuruesish, këngëtari i mirënjohur nga Shqipëria dhuroj performanc fantastike të hiteve të tij më të njohura ndër vite, shkruan Indeksonline.

Pas përfundimit të këtij koncerti, Albani ka falënderuar të gjithë ata që punuan dhe morë pjesë në këtë mbrëmje, ai u shpreh se ka mbetur pa fjalë për atmosferën që ka mbizotëruar.

“Mbrëmja e djeshme ishte dëshmia se dashuria gjithmonë triumfon, se arti është pasuria me e madhe qe kemi! U punua kaq shume për ketë koncert por nuk është asgjë para asaj qe ju me dhuruat mbrëmë. Jam realisht pa fjale! Ju jam përgjithmonë mirënjohës! Faleminderit Prishtine, faleminderit Kosove, faleminderit te gjithëve”, ka shkruar Albani përkrah videos të publikuar nga koncerti i mbrëmshëm.

Ndërsa, vlen të theksohet se në këtë koncert ka performuar edhe bashkëshortja e këngëtarit, Miriam, çifti gjatë performancës në Prishtinë zbuluan se po bëhen prindër për herë të dytë./Indeksonline/