16:43 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Alban Skenderaj publikon një fotografi të vjetër, me gruan e tij Miriamin

Këngëtari i njohur shqiptar Alban Skenderaj njihet për këngët e bukura që ka sjellë ndër vite.

Ai në të njejtën kohë është një personazh mjaft i dashur për publikun, edhe për shkak të jetës së tij private, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi gjatë karrierës së tij asnjëherë nuk është identifikuar me skandale apo të ‘palara’ për të marrë vëmendje, por vetëm me vlerat e tij artistike.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi të vjetër bashkë me gruan e tij Miriam Cani, ku shihen me mimika qesharake, derisa ai ka thënë se e ka publikuar atë pa lejen e gruas.

Kujtojmë që Albani dhe Miriami janë ndër çiftet më të dashura të estradës shqiptare. /IndeksOnline/