11:31 / E Hënë, 16 Maj 2022 / MSH

Alban Skenderaj shijon pushimet me Miriamin, paralajmëron projektin e ri

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skenderaj, është duke shijuar pushimet e hershme në Spanjë, në krahët e bashkëshortes së tij, Miriamit.

Me një fotografi shumë simpatike, të cilën Albani e postoi në Instagram, tregoi jo vetëm se sa i lumtur është çifti, por edhe që do të sjellë një projekt të ri muzikor.

Projekti titullohet “Dalëngadalë”, por që Alabni ka njoftuar se do të publikohet shpejt, raporton Indeksonline.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.