75 Mall Live Search
14:20 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / AR

Alban Skënderaj shton natën e katërt të koncertit “MOTIV” në Prishtinë

Pas kërkesave të shumta nga publiku, këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka njoftuar se koncertit të tij “MOTIV” në Prishtinë do t’i shtohet edhe nata e katërt.

Biletat për natën shtesë do të jenë të disponueshme sot, nga ora 18:00, në platformën VIVERE.AL, përcjell Indeksonline.

Artisti ka treguar se vendimi për një natë shtesë erdhi pas interesimit të madh të fansave dhe numrit të lartë të mesazheve që ka marrë ditët e fundit.

“Sinqerisht isha i sigurt se nata e tretë do të ishte e fundit, por ju nuk reshtni kurrë së më befasuari! Ju jam përgjithmonë mirënjohës!”, ka shkruar Skënderaj./Indeksonline/