12:22 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Alban Skenderaj, sjell portretin më të bukur familjar

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë prej çifteve më të përfolura dhe më të dashura për publikun.

Dy artistët e njohur krahas karrierave të suksesshme muzikore, familja është fokus krysor e së cilës i kushtojnë kohën më të madhe, shkruan Indeksonline.

Ata janë prindër të një vajze, ndërsa janë në pritje të fëmijës së dytë.

Familja e tyre e ëmbël është bërë gati për festat e fundvitit dhe një fotografi të veçantë ka publikuar së fundi Albani teksa shihet përkrah Miriamit dhe vajzës, Amla.

Ndryshe, me gjithë përkushtimin ndaj familjes, ata këtë vit kanë qenë mjaft të angazhuar me projekte muzikore dhe koncerte./Indeksonline/