17:30 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Alban Skenderaj thotë së Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova

Alban Skenderaj përmes postimeve në Facebook ka thënë se Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova, në lidhje me përdorimin e fjalëve të gjuhës shqipe.

Ai tha që gazetarët gjatë raportimit të mos ndërrojnë fjalët e përdorura, sepse shumë prej tyre janë më me vend në dialektin e Kosovës, sesa ato që përdoren në Shqipëri.

Ai ka marrë shembull fjalën “letërnjoftim” që përdoret në Kosovë, dhe “kartë identiteti” në Shqipëri.

“Jemi neve që duhet të marrim shembull nga juve për mënyrën se si i shqiptoni fjalët me aq logjikë, thjeshtësi e përgjegjësi”, ka thënë Albani./Indeksonline/