75 Mall Live Search
22:23 / E Diele, 15 Qershor 2025 / AR

Alban Skenderaj vlerësohet me certifikatën e veçantë nga i biri në ditën e baballarëve

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, ka marrë një çmim të veçantë nga i biri me rastin e ditës së baballarëve.

Në rrjetet sociale ai publikoi një foto ku shfaqet me djalin e tij Duam, i cili i ka dhuruar të atit një certifikatë simbolike që e shpall atë si “babain më të mirë në botë”.

Në postimin e tij Alban Skenderaj shkruan: “Merr çmime sa të duash, po asnjë nuk ia kalon këtij lloj çmimi! 😍 Janë momentet që do kujtojmë nga kjo jetë!”

Kujtojmë se Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë prindër të një vajze dhe një djali, Amelisë dhe Duam.