16:05 / E Enjte, 20 Janar 2022 / k.v

Albana Bytyqi me kërkesë ndaj Qeverisë: Mos e rrisni çmimin e energjisë, po ia vështirësoni jetesën qytetarëve (Video)

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi në fjalimin e saj kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kuvend i ka kërkuar qeverisë të mos e rris çmimin sepse po vështirësohet jeta e qytetarëve.

“Muajt e fundit rritja e çmimeve është bërë një trend i pandalshëm. Rritja e çmimeve është bërë barrë e shumë kategorive të njerëzve dhe krejt në këtë situatë qeveria rrinë sikur nuk ka asnjë barrë e asnjë përgjegjësi”, ka thënë ajo.

Ndiqni fjalimin e plotë të saj: