Albana Osmani ka një urim për 8 Mars: Gëzuar të gjithë kampionet e mia!
Moderatorja e njohur shqiptare Albana Osmani, njihet si një personazh mjaft i dashur nga publiku sa i përket ekranit televiziv shqiptar.
Ajo gjithashtu njihet edhe si iniciatore e fushatës “Ti je një luledielli”, që ka për qëllim tu ndihmojë fëmijëve në nevojë, shkruan Indeksonline.
Së fundmi ajo ka bërë një urim për të gjitha femrat me rastin e festës së 8 Marsit.
“Gëzuar 8 Marsin të gjithë KAMPIONET e mia aty”, ka shkruar ndër të tjera ajo, duke e shoqëruar me një fotografi me një buqetë me lule në duar. /Indeksonline/