21:27 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Albana për mjekët shqiptarë që shkuan në Itali: U kthefshi shëndosh e faqebardhë!

Sot në Itali kanë shkuar 10 mjekë e 20 infermierë shqiptarë, për t’i dalë në ndihmë Italisë në përballje me COVID-19, si një prej shteteve më të prekura nga ky virus.

Prezantuesja shqiptare, Albana Osmani ndau një fotografi të tyre në Instagram.

Ajo i uroi që të kthehen shëndosh e mirë, e faqebardhë.

“30 mjek Shqiptare nisen sot ne ndihme te Italise. Zoti qofte me ju u kthefshi shendosh e mire e faqebardhe”, ka shkruar ajo./Indeksonline/