Albani ndan fotografinë e rrallë me Miriamin: U bëmë pak nostalgjikë…
Alban Skenderaj dhe Miriam Cani gëzojnë një martesë të frytshme që 6 vjet, por çifti janë bashkë tash e 18 vjet.
Ata kanë një prej historive më simpatike bashkë, teksa merren shembull nga shumë çifte të tjera se si duhet t’u mbijetosh kohës, rrethanave dhe gjithçka tjetër, shkruan IndeksOnline.
Albani ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi të rrallë me Miriamin, të shkrepur shumë vjet më parë, teksa ka shkruar: “U bëmë pak nostalgjikë sot”.
Fotografisë ia bashkëngjiti kolonën zanore të këngës së përbashkët “Let me die with you”.
Albani dhe Miriami janë prindër të dy fëmijëve./IndeksOnline/


