“Albasi” mohon të ketë lidhje me Arbërie Nagavcin për tekstet shkollore

Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore, ka intervistuar përfaqësuesin e shtëpisë botuese, “Albas”, Fatlum Hetemi.
Hetemi ka thënë se çmimet e teksteve shkollore kanë qenë reale, marrë parasysh rrethanat që kanë ndryshuar. Ai ka thënë se nga viti 2020, është rritur çmimi i letrës, qirasë e pagesa e punëtorëve.
“Ne pasi e kemi nënshkruar kontratën, na e kanë caktuar një lokacion, e ne prani të një zyrtari të ministrisë i kemi dorëzuar. Ne mendojmë se çmimet janë shume reale. Duhet ta kemi të qartë se prej vitit 2020 e këndej kanë ndryshuar rrethanat, rritja e çmimit të letrës, qiratë, pagesa e punëtorëve, gjithçka çka ne na mundëson me jetue. Pas pandemisë ka pasur ngritje të çmimeve. Nuk kemi shume dallime në çmime. Kam qenë prezent në procesin e negocimit, në vitin 2023/2024. Ne kur ti dorëzojmë përmasat i dorëzojmë ne cilësimin teknik, kështu qe sipas te gjitha standardeve mundohemi te kemi një cilësi te mire. Ne 7 qytete nuk ka pasur, po ne e kemi gjete mënyrën tonë për me i furnizua me libra. Ne shtypshkronjën ne Shqipëri themeluesit tanë janë aksionar”, ka thënë Hetemi.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, pyeti përfaqësuesin e “Albas”, nëse kanë lidhje me këtë qeveri, por që nuk u përgjigj.
Kastrati insistoi sërish në pyetjet nëse “po i kryejnë favore “Albasi, MASHTI-t dhe anasjelltas”.
“Kjo është jashtë asaj që me keni thirr, nuk kam përgjigje”, u shpreh ai.
Deputeti i PDK-së pyeti nëse rritja e çmimeve është bërë pa ardhjes së ministres Arbërie Nagavci, por që këtë e mohoi Hetemi. Tha se kjo është bërë para ardhjes së Nagavcit në këtë pozitë.