75 Mall Live Search
12:00 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / AR

AlbaSky sjell oferta speciale për udhëtime drejt Zvicrës dhe anasjelltas

Me zyrën e saj të vendosur në qendër të Prishtinës, AlbaSky ka përgatitur oferta të veçanta për të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë me buxhet të ulët gjatë festave të fundvitit në drejtim të Zvicrës dhe anasjelltas.

Nëse po planifikoni të vizitoni familjen, të kaloni pushime në destinacionet e preferuara ose të realizoni udhëtime pune, tani është momenti i duhur!

Ky është momenti ideal për të planifikuar pushimet, takimet me të dashurit ose udhëtimet e biznesit. Përmes AlbaSky, tani mund të udhëtoni drejt qyteteve më të njohura zvicerane si Basel, Geneva dhe Zurich.

Përveç udhëtimeve drejt Zvicrës, AlbaSky vazhdon të ofrojë fluturime me çmime të ulëta drejt Gjermanisë Francës, Sllovenisë, Suedisë dhe Luksemburgut, duke mbuluar një gamë të gjerë destinacionesh në Evropë.

Pse të zgjidhni AlbaSky?

Një nga avantazhet kryesore të AlbaSky është ofrimi i një pakete shërbimesh që e bëjnë udhëtimin tuaj më të lehtë dhe më të rehatshëm. Udhëtarët përfitohen nga:

  • Check-in falas
  • Bagazh dore falas
  • Bagazh deri në 20 kg pa pagesë shtesë

Këto përfitime ndihmojnë që të shmangni shpenzimet e papritura dhe komplikimet gjatë udhëtimit.

Mënyrat e pagesave për rezervimin e biletave

AlbaSky është siguruar që procesi i rezervimit të jetë sa më i thjeshtë dhe i aksesueshëm për të gjithë klientët e saj. Kjo është bërë e mundur përmes një game të gjerë opsionesh për mënyrat e pagesës.

Udhëtarët mund të zgjedhin mes mënyrave të pagesës si më poshtë:

Mastercard dhe Visa: Kartat më të njohura dhe të përdorura gjerësisht në botë, ofrojnë një mënyrë të sigurt dhe të shpejtë për të bërë pagesa online.

RIA: Pagesat mund të realizohen dhe në të gjitha pikat e RIA Pagesa në tërë Kosovën.

Pagesa Online: Biletat janë tashmë në shitje dhe mund të rezervohen në www.albasky.com

Më poshtë gjeni sqarime lidhur me procedurën e rezervimit të biletës tuaj!

Mjafton të hyni në ueb-faqen www.albasky.com dhe të drejtohehni në ofertat speciale të cilat publikohen rregullisht në pjesën e poshtme të faqes.

Në biletë të udhëtimit përfshihen rezervim i ulëses, check in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg.

Shërbimi për Klientin në AlbaSky ju ofron zgjidhjen më të mirë. Kjo pasi keni mundësinë të na kontaktoni në numrat tanë të telefonit çdo ditë duke filluar nga ora 09:00 deri 20:00.

Poashtu ju mund të i pranoni ofertat sipas kërkesës tuaj në numrat tanë të telefonit: +49 7621 1559999 (Gjermani), +41 61 5101153 (Zvicër), +383 48 48 84 84 (Kosovë) në Whatsup ose Viber.

Kontaktet në Facebook, Instagram dhe TikTok.

Zgjidhni AlbaSky dhe bëni udhëtimin tuaj një histori të paharrueshme.