12:54 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Albatrit Muqiqi publikon imazh të ëmbël të vajzës, thotë këto fjalë

Albatrit Muqiqi është një nga këngëtarët më të dashur shqiptar.

Por, përveç një karriere të suksesshme ai ka edhe një jetë të lumtur familjare, shkruan Indeksonline.

I martuar me Egzonën, Albatriti është baba i tre fëmijëve dhe një njeri i përkushtuar ndaj familjes së tij.

Në llogarinë e tij në ‘Instagram’ ai ka publikuar një imazh të vajzës së tij të madhe, Amelia.

“Amelia jeta e babit” ka shkuar këngëtari i njohur në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë, që muajin e kaluar Albatriti ka publikuar projektin e ri ‘Nuk e meriton’./Indeksonline/