13:36 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Albena Reshitaj bëhet pjesë e Enciklopedisë së Doktorëve të Shkencave të Mjekësisë Shqiptare

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kososvës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, u bë pjesë e “Enciklopedisë së Doktorëve të Shkencave të Mjekësisë Shqiptare gjithandej Globit dhe Mjekëve që lanë gjurmë të pashlyera në historinë e Mjekësisë Shqiptare” .

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Reshitaj ka njoftuar opinion e gjërë që ka qenë pjesë e Enciklopedisë së Doktorëve Shqiptarë, me një listë të ngushtë nga mjekët më të mire të trojeve shqiptare.

“E nderuar te jem pjesë e “Enciklopedisë së Doktorëve të Shkencave të Mjekësisë Shqiptare gjithandej Globit dhe Mjekëve që lëne gjurmë të pashlyera në historinë e Mjekësisë Shqiptare”. Një falënderim i veçantë për punën e palodhshme të autorit Prof.dr. Isuf Dedushaj”, ka shkruar Reshitaj.

Reshitaj është specialist e Ortodontisë ndërsa më vonë merr gradën Doktor I Shkencave Mjekësore në Universitetin e Tiranës.