17:57 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Albena Reshitaj e entuziazmuar nga mbështetja për AAK-në në Pejë dhe Istog

Kandidatja për Deputete e Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, ish-ministrja Albena Reshitaj që në këtë listë bartë numrin 21, ka shprehur entuziazmin e saj për mbështetjen që ka parë këto ditë për AAK-në në Pejë dhe Istog.

Në një pronocim për ‘RADIO 1’, Reshitaj ka thënë se ndjehet e lumtur që është pjesë e këtij subjekti dhe që është ajo e cila si ministre, dikur ka ndaluar lejen e Hidrocentraleve në Lumbardh.

“Kam qëndruar këto ditë në Pejë dhe Istog. Ajo çfarë kam parë nga njerëzit e sinqert më ka bërë të lumtur që jam pjesë e garës me AAK-në. Normalisht është pjesë e krenarisë time që si Ministre e Mjedisit kam ndërprerë Hidrecentralet në Lumbardh dhe ato nuk do ndodhin as në qeverinë e re Haradinaj. Nga impresionet e mia, lus elektoratin në Pejë dhe Istog, votoni numrin 1 Kryeministrin Ramush Haradinaj, numrin 29 kryetarin e degës tuaj në Pejë Ali Berisha dhe numrin 40 kryetarin e degës tuaj Istog, Gani Dreshajn. Nëse mendoni se ja vlen, unë jam në numrin 21 dhe besoi se është numër i lehtë meqë është numër i shekullit 21.”-deklaroi Reshiatj në emisionin ‘Një ditë Ndryshe’ me Linda Gjakovën.