Albena Reshitaj kundër vendimit të Haradinajt, qëndron në sallë për të votuar Osmanin

Deputetja Albena Reshitaj, po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për votimin e presidentit të vendit.
Përkundër faktit që shefi i partisë së saj ka thënë që deputetët e AAK-së nuk do të marrin pjesë në votim, Reshitaj ka arritur me kohë në Kuvend, shkruan IndeksOnline.
Aktualisht, Kuvendi ka shkuar në një pauzë 30 minutëshe. Në garë për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta./IndeksOnline/
