Albena Reshitaj në Kuvend pas përjashtimit nga AAK, këtë detaj ndoshta mund të mos e keni vërejtur

Albena Reshitaj doli kundër vullnetit të shefit të partisë, derisa mori pjesë dhe votojë për presidentin e vendit.
Menjëherë pas përfundimit të seancës, Reshitaj mbrëmë reagoi duke thënë se ka qenë e pranishme për të miren e vendit, shkruan IndeksOnline.
Sot, kanë qarkulluar lajmet se kinse e njëjta është përjashtuar nga AAK, subjekt ky që vite më parë i besoi udhëheqjen e Ministrisë së Ambientit.

Pavarësisht kësaj, Reshitaj është pjesëmarrëse edhe sot në seancën për zgjedhjen e presidentit.
Këtë herë, ajo është paraqitur e veshur me ngjyra të veçanta, ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Me anë të kësaj vesheje, Reshitaj duket se ka dashur të bëjë me dije se ndodhet edhe sot për arsyen e njejtë, për mirëqenien e vendit./IndeksOnline/