75 Mall Live Search
17:58 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Albena Reshitaj takohet me Vjosa Osmanin

Albena Reshitaj, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale së bashku me nënkryetarin zotri Haxhi Avdyli u takuan me Kryetarën e Parlamentit Vjosa Osmani.

Në takim diskutuan rreth procedurave të nismës për projektligjin për Pandeminë.

“Sot në vazhdën e angazhimeve në Kuvend në cilësinë e Kryetarës së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale së bashku me nënkryetarin zotri Haxhi Avdyli u takuam me Kryetarën e Parlamentit zonjën Vjosa Osmani, me të cilën diskutuam rreth procedurave të nismës për projektligjin për Pandeminë. Në këtë rast njoftova kryetarën që nëse kjo nismë do të vie zyrtarisht në komisionin parlamentarë për shëndetësi ne do ta trajtojmë dhe do të japim kontributin tone”, ka thënë Reshitaj./IndeksOnline/