75 Mall Live Search
18:00 / E Martë, 17 Maj 2022 / AR

Albërie Hadërgjonaj: Albani do kishte shkuar në finale

“Me këtë (Rona Nishliun) nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkruajti Albërie Hadërgjonaj në një status pak ditë më parë, deklaratë e cila u mor si thumb për Ronela Hajatin.

Albërie Hadërgjonaj: Albani do kishte shkuar në finale

Por e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, Albërija tha se nuk ka asgjë kundër Ronelës, por mendon se nëse Alban Ramosaj do kishte fituar “Festivalin e Këngës” do kishte prekur finalen e “Eurovision”.

Albërie Hadërgjonaj: Albani do kishte shkuar në finale

“Janë dyndur portalet për diçka që nuk e kam thënë. Do ta them shumë sinqerisht mendimin tim. Albani, si pikë e parë, është nipi im, fëmija im. Ajo këngë u rrit në familje. Po të kishte fituar Albani festivalin, të paktën do hynte në finale (Eurovision)”, tha me bindje këngëtarja, teksa sa i përket Ronelës shtoi: “Asnjëherë nuk kam qenë kundë Ronelës. Ronelën e vlerësoj shumë si artiste, unë e kam uruar dhe i uroj më të mirat e botës. Megjithatë, unë isha për Albanin.”