75 Mall Live Search
08:21 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Albërie Hadërgjonaj e uron Arilenën që fitoi në festivalin e RTSH-së!

Mbrëmë në festivalin e 58 të këngës në RTSH, fituese doli këngëtarja Arilena Ara, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Ndër shumë këngë konkurruese Arilena me këngën “Shaj” arriti të  rrëmbente çmimin e parë në këtë festival, shkruan Indeksonline.

Ka qenë edhe konkurrentja tjetër e festivalit, Albërie Hadërgjonaj, e cila e ka uruar Arilenën për arritjen e saj.

“Urime artiste!”, ka shkruar Alberia, duke e publikuar një foto të këngëtares së talentuar Arilena Ara.

Kujtojmë se vendin e dytë në këtë festival e zuri Elvana Gjata, ndërsa çmimi i tretë i takoi Sara Bajraktarit. /Indeksonline/