Albërie Hadërgjonaj ka diçka për të thënë pas performancës në “Festivalin e Këngës”
Mbrëmë është mbajtur nata e parë e festivalit të këngës “Fest’ 58”.
Në mesin e performuesve që dhuruan emocion me interpretimin e tyre ishte edhe këngëtarja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj, shkruan Indeksonline.
Albëria po merr pjesë me këngën “Ku ta gjej dikë ta dua”, ndërsa mbrëmë “pushoj” skenën në Pallatin e Kongreseve.
Përmes një postimi në Instagram, Albëria ka falënderuar publikun për mbështetje.
“Nata e mbrëmshme ishte magjike. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Ju dua, linku në bio për ta dëgjuar performancën e mbrëmshme!
Faleminderit nga zemra autorëve te këngës,tekst #Timo Flloko
muzika #Adrian Hila”, ka shkruar Albërie.
Ndërkohë sonte mbahet nata e dytë gjysmëfinale e këtij festivali, kurse nata finale të dielën./Indeksonline/