16:21 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Albërie Hadërgjonaj shkëlqen në ‘Oxygen Show’

Ajo është një nga ato femrat që e ka dëshmuar se bukuria dhe eleganca nuk njeh moshë.

E kuruar deri në detajet e fundit, e bukur, modeste dhe me shndritëse, është kjo këngëtarja shqiptare Albërie Hadërgjonaj.

Këngëtarja që i dhuroi audiencës shqiptare dhjetëra hite, së fundmi ka qenë mysafire në emisionin ‘Oxygen Show’ me Besim Dinën.

Përveç modestisë që tregon gjithnjë në paraqitje televizive, ajo si përherë dukej e mahnitshme, teksa shkëlqente në një fustan që i shkonte për bukuri./Indeksonline/