Albërije Hadërgjonaj i futet biznesit: Erdhi momenti, po e nisim së pari me femra!

Albërije Hadërgjonaj do ta provoj veten në biznes. Këngëtarja e njohur shqiptare ka njoftuar që do të nis së shpejt linjën e saj të këpucëve për femra.
Fillimisht biznesi i Albëries do të jetë vetëm për femra, më pas do të ketë edhe për meshkuj.
“Te dashur miq dhe familja ime.Erdhi momenti ta ndaj kte gezim me te gjithe ju. Kam shuuume vite qe planifikoj dhe punoj per kte projekt.
Po behem gati te nxjerr koleksionin e pare te veshjeve dhe kepuceve per femra.Sigurish me vone nuk do te mungojn edhe veshjet e meshkujve” shkruan Albërija në njoftim./Indeksonline/
