Albërije Hadërgjonaj kërkon nga 8 deri në 10 mijë euro për një dasmë

Ka nisur sezoni i dasmave dhe këngëtarët shqiptar janë të preferuarit e publikut për të marrë pjesë në evente të tilla.
Edhe Albërije Hadërgjonaj është tejet e kërkuar për këto netë speciale, shkruan Indeksonline.
E ftuar në “Goca dhe gra” ajo zbuloi shifrën e lartë që kërkon për një dasmë.
“E dua këtë punë jashtë mase, jam shumë selektive sepse i kam bërë çmimet më të larta. Më vjen keq ta them se ka shumë njerëz që të adhurojnë dhe duan të të kenë. Unë me orkestrën shkoj nga 8 deri në 10 mijë euro. Kam 30 vite që jam lodhur për këtë ditë, tani ka ardhur momenti më pak dasma, çmime më të mira”, tha ajo./Indeksonline/
