Alberije Hadërgjonaj tregon kandidatin e preferuar për Deçanin: Më pushon shpirti kur vij nga Amerika…

Këngëtarja e njohur, Alberije Hadergjonaj ka treguar kandidatin e saj të preferuar për kryetar të Deçanit.
Ajo ka thënë se Deçani asnjëhere nuk ka pasur një drejtues si Bashkim Ramosaj, dhe se ai ia ka kthyer buzëqeshjen këtij qyteti.
Alberia tutje ka treguar se kur vjen nga Amerika në Deçan i pushon shpirti nga investimet e shumta që janë bërë, shkruan IndeksOnline.
”Une vi nga Amerika dhe me pushon shpirti me ate rregull si ne infrastrukture,ndertime te shume objekteve si dhe qendren rinore e shume rruge te hapura qe po ndryshojn realitetin e qytetareve.Deçani tani po kthehet ne nji nga komunat me te bukura ne gjithe Kosoven fal teje.Faleminderit qe punove me zemer per vendlindjen tone.Fitoren po ta uroj paraprakisht sepse e meriton!” ka shkruar këngëtarja.
Postimi i plotë: