Albert Bunjaki zbulon projektin e vitit 2012, kombëtaren me lojtarë nga Superliga
Kosova me 12 janar do të luaj një ndeshje miqësore kundër Suedisë në Katar, para dy ndeshjeve vendimtare që zhvillohen në muajin mars.
Për këtë ndeshje, Bernard Challandes ka ftuar shumicën e lojtarëve nga skuadrat e Superligës.
Por një projekt të tillë, ish-selektori i Kombëtares, Albert Bunjaki e kishte që në vitin 2012, por nuk kishte gjetur mbështetje nga FFK.

Bunjaki kishte planifikuar t’i mbledh lojtarët e Superligës për një kamp përgatitor që të krijohen mundësi që lojtarët vendas të konkurrojnë me ata evropian.
Vetë selektori është i lumtur që më në fund ky projekt po gjen jetë.
“Një projekt të tillë e kisha prezantuar në FFK në vitin 2012 dhe asnjëherë nuk u mbështet, për mua kjo ka qenë e pakuptimtë, pasi që ideja e gjithë kësaj ishte të afroj ligën me kombëtaren”, ka thënë Bunjaki për Indeksonline.

“Idenë e projektit e kisha marrë nga futbolli elitar suedez dhe më dukej shumë e qëlluar. Më vjen shumë mirë që kjo tani po realizohet dhe është shumë mirë për afrimin e ligës me Kombëtaren”, ka shtuar ish-trajneri i Kosovës.
Më poshtë është projekti i detajuar i propozuar nga Albert Bunjaki por që nuk mori mbështetjen asnjëherë nga Federata. /IndeksOnline/






