75 Mall Live Search
19:45 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Albert Bunjaku bëhet golashënuesi më i mirë në Bundesliga 3

Sulmuesi kosovar Albert Bunjaku po tregon formë të lartë me Viktoria Koln në Bundesliga 3.

Me golin që shënoi sonte kundër liderit Duisburg, ai është bërë golashënuesi i më i mirë në ligë me 12 gola, shkruan Indeksonline.

Bunjaku pas 4 ditësh do të mbush 36 vjet, megjithatë po vazhdon të dëshmoj se mosha nuk ka shumë rëndësi në futboll.

Kujtojmë se pikërisht sulmuesi shqiptar kishte shënuar golin e parë për Kombëtaren e Kosovës pas pranimit në FIFA me të drejta të kufizuara, kundër Turqisë në humbjen 1-6 në Mitrovicë.

/Indeksonline/