19:49 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Albert Bunjaku tregon se a ka shansa Kosova të dalë fituese e grupit në Ligën e Kombëve

Ish përzgjedhsi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku ka folur për IndeksOnline në lidhje me shanset që ka kjo skuadër të dal fituese nga Liga e Kombeve.

Bunjaku ka treguar që Kosovën po e pret një sezon më i vështirë pasi që edhe niveli i Kombëtareve është më i lartë.

“Ky sezon është më i vështirë se ai i pari pasi që edhe niveli i Kombëtareve është më i lartë por pa marrë parasysh këtë mendoj që edhe Sllovenia edhe Greqia janë të nivelit me Malin e Zi dhe Bullgarinë që për nga ranglista ashtu edhe për nga kualiteti, Sllovenia ka qenë e fundit në grup, ku aty ka fituar Norvegjia dhe e dyta ka qenë Bullgaria e treta Qipro derisa e fundit Sllovenia.” tregoi Albert Bunjaku.

Bunjaku është shprehur optimist që Kosova mund të dal fituese nga ky grup mirëpo sipas tij duhet të përqëndrohet edhe në lojën me  Maqedoninë.

“Geqia ka qenë mbrapa Finlandes në dy garat edhe në kualifikime për Evropian edhe në Ligën e Kombeve. Kosova është përballur me Finlanden dhe besoj që është e mundshme të fitohet grupi por një herë duhet të përqendrohemi në lojën me Maqedoninë dhe asgjë tjetër”, përfundoi Bunjaku.

Albert Bunjaku ishte në krye të Kombëtares në kualifikimet e para në histori, ku ishin përballur me skuadra të fuqishme si Kroacia, Islanda, Ukraina dhe Turqia./IndeksOnline/.