Albert Cara ndieu dorën e ftohtë të të birit, tani pyet: Si është djali?
Efektivi i zjarrfikësve, Arben Cara humbi 7 nga të afërmit e tij në tërmetin e 26 nëntorit.
I ftuar sot në “Wake up”, Cara rrëfeu momentin kur Albert Cara, 55- vjeçari që ka humbur familjen pyeste vazhdimisht për të birin që kishte humbur jetën në rrënoja. “Alberti ka lëndime goxha serioze në pjesën e shtyllës kurrioze, ndërsa Lindita është mirë, por ne akoma nuk ia kemi thënë dhe nuk e dimë si do ia themi që i kanë humbur familjarët.
Gjatë rrugës kur është transportuar për në Spitalin e Traumës, Alberti ka pasur në të njëjtën ambulancë edhe djalin i cili atë natë do festonte ditëlindjen.
Prandaj ishin mbledhur të gjithë. Gjatë kohës në ambulancë, Alberti kishte ndierë se dora e djalit ishte ftohtur. Edhe sot pyet vazhdimisht: “Si e kam djalin?”, tregoi Arben Cara.