19:31 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Albert Vallqi mund ta lë Austrinë për Kosovën

Mbrojtësi shqiptar Albert Vallqi është duke konsideruar mundësinë për të luajtur për Kosovën.

Anëtari i Salzburgut, u ftua për herë të parë nga Austria në ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian megjithatë ai nuk u angazhua asnjë minutë.

Kjo e lë të hapur mundësinë që ai të ndërroj kombëtare dhe sipas burimeve të Indeksonline, Vallqi po e mendon opsionin për ta veshur fanellën e Kosovës.

23 vjeçari luan si qendër mbrojtës dhe ardhja e tij do të ishte lajm i mirë për trajnerin Bernard Challandes që të shtoj konkurrëncën në këtë repart ku Kosova nuk ka shumë zgjedhje. /Indeksonline/