75 Mall Live Search
15:06 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / F.R

Albi Online sjell në një vend mbi 50 brendet më të njohura botërore

Albi Group po zgjerohet me platformën e cila, po vendos standarde të reja në botën e blerjeve digjitale – Albi Online. Tashmë, koleksionet më të reja të mbi 50 brendeve ndërkombëtare, gjenden të përmbledhura në një vend të vetëm, për një eksperiencë blerjeje të lehtë, të shpejtë dhe në hap me kohën.

Zbritje ekskluzive – vetëm për ata që regjistrohen

Për nder të lansimit, duke filluar nga nesër, Albi Online sjell për të gjithë përdoruesit e rinj -15% zbritje për krijimin e llogarisë dhe për blerjen e parë në koleksionin e ri vjeshtë/dimër 2025. Kjo është një arsye më shumë për ta eksploruar platformën dhe për ta nisur përvojën brenda saj.

Lehtësi maksimale dhe kursim kohe

E krijuar për konsumatorin modern, Albi Online ju mundëson që me vetëm pak klikime të gjeni gjithçka që kërkoni. Falë navigimit të lehtë dhe rekomandimeve të personalizuara sipas shijes dhe stilit, blerja e artikujve të modës nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë. 

Gjithmonë të parët me trendet, me koleksionet e reja

Përmes Albi Online, ecja në një hap me trendet më të fundit të modës bëhet më e lehtë se kurrë. Mbi 50 mijë artikuj nga brendet më të njohura botërore, janë gjithmonë në dispozicionin tuaj, me përditësime të vazhdueshme për të sjellë koleksionet më të reja të sezonit.

Cilat brende mund t’i gjeni?

Hugo, Boss, Armani Exchange, EA7, Antony Morato, Guess, Calvin Klein, Gant, Plein Sport, Timberland, Mango, Guess Jeans, Replay, Boggi Milano, Dan John, Xyz, Stilium, Parfois, Tom Tailor, Celio, Geox, Ozdilek, Women’secret, Springfield, Okaidi, Karaca, Carpisa e shumë brende të tjera – shumica prej të cilave janë eksluzive dhe mund t’i gjeni vetëm këtu.

Zgjedhje për çdo moment të ditës

Pavarësisht dinamikës së përditshme, Albi Online ofron zgjidhje për çdo rast, për punë, takime, dalje me miq, evente të rëndësishme apo mbrëmje elegante. E pjesa më e rëndësishme është se çdo artikull që gjendet brenda dyqanit në Albi Mall, e gjeni edhe aty.

Postë e shpejtë dhe e lirë

Pavarësisht sasisë së porosisë, dërgesa mbërrin brenda 24 – 48 orëve, ndërsa për çdo blerje mbi 50 euro, posta është falas. 

Albi Online transformon mënyrën e blerjes Albi Online po rritet vazhdimisht me brende dhe përvoja të reja. Mjafton ta vizitoni uebfaqen zyrtare www.albionline.com dhe do t’i zbuloni të gjitha vetë.