Albian Hajdari i tha PO Kosovës, vjen reagimi nga Federata zvicerane

Pas vendimit të Albian Hajdarit për ta përfaqësuar kombëtaren e Kosovës, kanë ardhur edhe fjalët e para nga Federata e Zvicrës.
Drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka folur për vendimin e Albian Hajdarit që të luajë për Kosovën e jo për Zvicrën.
“Albiani është përzgjedhur për ekipin senior nacional disa herë. Ai ishte pjesë e ekipit, por nuk është stabilizuar si startues i rregullt. Tani ai ka vendosur që të luajë për Kosovën në të ardhmen dhe ne e respektojmë vendimin e tij”, ka thënë Tami për “Blue Sport”.

Para pak ditësh, kur Leon Avdullahu e la Zvicrën për Kosovën, Tami nuk shprehej i brengosur për mundësinë që edhe Hajdari të largohej në drejtim të Kosovës.
Albian Hajdari do të jetë i gatshëm për Kosovën qysh nga ndeshjet e tetorit.