18:56 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Albin Kurti arrin në shtëpi (Video/Foto)

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka arritur tanimë në shtëpinë e tij në kryeqytet.

Ai u arrestua dje në oborrin e Kuvendit të Kosovës dhe u dërgua në burgun e Lipjanit, për t’u liruar sot, raporton Indeksonline.

Ekipa e Indeksonline ka qëndruar te shtëpia e Kurtit dhe ka përcjell nga afër arritjen e tij. Kurti tani sipas vendimit të gjykatës, do të qëndroj në arrest shtëpiak një muaj. Në arrest shtëpiak do të qëndroj 1 muaj edhe Donika Kadaj-Bujupi, kurse Albulena Haxhiu është liruar.

Indeksonline do tiu mbaj të informuar. /Indeksonline/