Albin Kurti bën dallime rajonale, nuk thotë ‘Distria e Kosovës’ por e Pejës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ende pa ardhur në qeveri ka filluar të shfaq shenja të ndarësisë.
Ai përmes një postimi në Instagram, ku ka uruar Distria Krasniqin që u bë kampione në Kinë, ka bërë dallime rajonale.
Në vend që ta quaj ‘Distria e Kosovës’, Kurti ka thënë: “Distria Krasniqi e Pejës…”.
Kjo qasje nuk është e preferueshme nga një kryeministër në ardhje duke e ditur që Distria ka fituar për Kosovën dhe jo vetëm për Pejën./Indeksonline/