75 Mall Live Search
11:47 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / B XH

Albin Kurti bën homazhe për Fatos Nanon në Tiranë, me të edhe Albulena Haxhiu

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, i cili vdiq të premten në moshën 73-vjeçare.

Së bashku me të ishte Albulena Haxhiu, nënkryetarja e Kuvendit.

Kurti u ndal edhe për të shkruar në librinë e zisë për ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Socialiste të Shqipërisë.