21:07 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / Blerim

Albin Kurti bisedon virtualisht me ambasadorin amerikan Kosnett, diskutojnë për pandeminë dhe Gjykatën Speciale

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin, Besnik Bislimi kanë zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett dhe dy këshilltaret e tij, znj. Amy Carnie dhe znj. Mia Ter Haar.

“Gjatë këtij takimi diskutuam rreth shumë temave, me fokus në situatën aktuale politike në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, si dhe gjendjen e rëndë me pandeminë dhe Gjykatën Speciale”, thuhet në një njoftim të kësaj partie.

Kjo parti ka njoftuar se të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin.