Albin Kurti dhe Donika Kadaj do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim
Gjykata në Prishtinë refuzoi kërkesën e mbrojtjes për lirim nga paraburgimi të dy deputetëve të Vetëvendosjes.
Në gjykimin e katër deputetëve për lotsjellësin në Kuvend, trupi gjykues refuzoi kërkesën e mbrojtësve të Albin Kurtit e Donika Kadaj- Bujupit për lirim nga paraburgimi.
Mbrojtësit e dy deputetëve kërkuan sot që të mbrojturit e tyre të lirohen nga kjo masë, por trupi gjykues i kryesuar nga Beqir Kalludra pas tërheqjes për t’u konsultuar dhe votuar, vendosi që deputetët të mbeten në paraburgim.
Sot edhe Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e lirimit nga paraburgimi të Albin Kurtit e Donika Kadaj-Bujupit.